Ansambli “Shota” nderohet me medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

0
47

Me medaljen e Gjergj Kastriotit –Skënderbeut, janë nderuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, anëtarët e ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”.

Sipas Haradinajt, ky ansambël përçon  vlera të mëdha artistike të popullit shqiptar.

Ajo që mundem me iu thanë është se jam i bindur se Kosova është me fat që ka një ansambël që është kaq lart edhe në vlerat e artit, por edhe me njerëz kaq të mrekullueshëm”, u shpreh Haradinaj.

Ansambli “Shota” i dhuroi një simbol kryeministrit nga performanca e fundit të premierës “Kumt”, që sollën për nder të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Ndryshe viti 2018 njihet si përvjetori jubilar i 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu