Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha ishin pjesë e ngjarjes së mbrëmshme, American Music Awards”, ku prezantuan dy cmime fituese. Aty nuk mungoi as Dua Lipa e cila u ngjit në skenë për të interpretuar dy këngët e saj të fundit.
Yjet shqiptare kanë marrë mbrëmë vëmendjen e botës me paraqitjet e tyre në ceremoninë vjetore të ngjarjes së madhe muzikore, American Music Awards në Los Angelos.
Dua Lipa interpretoi dy këngët e saj të fundit që i ka bashkëpunim, “One Kiss” dhe “Electricity”./OxygenPress.info