Probleme me biletat për ndeshjen Kosovë-Maltë

0
108

Pas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për fillimin e shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë-Maltë, numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve kanë dalë në pikat e shitjes.

Të hënën ata kanë pritur me orë të tëra para pikave të shitjes në qendrat e kompanisë IPKO në Prishtinë, madje dikur kanë filluar  edhe të përleshën mes vete, diçka që ka detyruar Policinë e Kosovës të ndërhyjë.

Disa persona kanë marrë lëndime të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkohë dy qytetarë janë arrestuar.

Qytetarët kishin filluar të mblidheshin para pikave të shitjes një orë para së ato të hapeshin.

Tollovitë e krijuara rezultuan me mbylljen e pikave të shitjes dje, për të vazhduar sot shitja e biletave.

Sot, qysh prej orës 08:00 të mëngjesit, qytetarët kanë dalë në pikat e shitjes me shpresë se do të arrijnë të sigurojnë biletat.

Të enjten, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të luhet ndeshja Kosovë-Maltë, e vlefshme për garën e re të UEFA-s, Ligën e Kombeve.

Federata e Futbollit të Kosovës kishte njoftuar se shitja e biletave fillon të hënën nga ora 17:00 në disa dyqane të IPKO-s.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje fillojnë nga 2 deri në 10 euro./OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu