Krejt çka nuk keni ditur për Hungarinë

0
376

Hungaria, vendi pa dalje në det, shtrihet përgjatë Danubit edhe ndan kufijtë me Austrinë, Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Sllovakinë, Ukrainën dhe Rumaninë. Shtrihet midis Ballkanit e Evropës Perëndimore, Ukrainës e Mesdheut. Vendi është kryesisht i rrafshët, me kodrina e male të ulëta.

Parlamenti hungarez ka 386 anëtarë që zgjidhen çdo katër vjet. Hungaria kishte Presidencën e BE-së gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2011. Gjuha është unike-pos disa ngjashmërive të vogla me gjuhët finlandeze e estoneze, nuk ka lidhje me ndonjë gjuhë evropiane. Hungaria prodhon çelik, pjesë makinash, kimikate, barna, frigoriferë e makina të larjes (lavatrice). Verërat hungareze pëlqehen në tërë Evropën.

Në Hungari…

  • Laszlo Biro ka zbuluar stilolapsin.
  • Banënota më e madhe ndonjëherë ishte shtypur, më 1946, pas Luftës së Dytë Botërore dhe vlente një kuintilion pengo.
  • Protesta e parë e një vendi komunist kundër Bashkimit Sovjetik pati cuar në Revulucionin hungarez të vitit 1956, që është shuar me dhunë.
  • Më 1974, matematikani, Erno Rubik, ka shpikur Rubikonin, sigurisht enigma më e popullarizuar e të gjitha kohëve.

Ndërtesa e Parlamentit hungarez buzë brigjeve të Danabit është ndërtuar sipas modelit të dhomave të Parlamentit në Londër. Për ndërtimin  e tij janë përdorur: dyzet milionë tulla, gjysmë milioni gurë të cmuar, dhe 40 kg ar.

Fakte rreth Hungarisë…

  • Është anëtarësuar në BE në vitin 2004
  • Sistemin politik e ka – Republikë
  • Ka 10 milionë banorë
  • Përdor forintën si valutë
  • Budapesti është kryeqytet
  • Hungarishtja është gjuhë zyrtare
  • “Szia ” është përshëndetje tipike

BE dhe mediat…

Sot, televizioni është burimi ynë kryesor i informacionit e i argëtimit. Kompanitë mediale duhet të fitojnë para, por është me rëndësi të kenë parasysh edhe diversitetin kulturor, shërbimin publik dhe përgjegjësinë shoqërore. Secila qeveri ka politikat e saj mediale, por kur flitet për interes të përbashkët. BE-ja cakton rregullat e udhëzimet.

  • BE-ja ka rregulluar transmetimin televiziv që nga viti 1989. Ajo synon të sigurojë që:
  • Të mos ketë pengesa që programet të shihen cdo kund në Evropë;
  • Kanalet televizive të ndajnë gjysmën e kohës së transmetimit për programe e filma të prodhuar në Evropë;
  • Programet të jenë përfshirëse dhe të merren parasysh pakicat;
  • Të ketë programe me gjuhën e shenjave për të shurdhrit;
  • Evenimentet e rëndësishme si Lojërat Olimpike janë në dispozicion në kanale pa pagesë, ashtu që të mund t’i shohin të gjithë;
  • Fëmijët dhe të rinjtë të mbrojtur nga programet e dhunshme, apo me përmbajtje të papërshtatshme;
  • Njerëzit që kritikohen në televizion kanë të drejtë të përgjigjen;
  • Programet respektojnë rregullat se çfarë mund e çfarë s’mund të transmetohet dhe që të respektojnë të drejtat e njeriut;
  • Që kanalet televizive nuk lejohen të transmetojnë më shumë se 12 minuta reklama gjatë një ore.

Cilët janë hungarezët?

Hungarezët arritën në lugun e Karpateve para se më shumë se 1,000 vjetësh dhe Shën Stefani pati shpallur pavarësinë, më 1001. Ai kishte marrë kurorën nga Papa Silvester ll, që u bë simbon I kombit. Pas luftës së Dytë Botërore, kurora mbahej në SHBA për siguri, por tashti I është kthyer Budapestit. Dita e Shën Stefanit, në gusht, është festë kombëtare.

Budapesti…

Kryeqyteti, Budapesti, në fakt janë dy qytete: Buda në bregun perëndimor të Danubit dhe Pesta- qendra administrative e tregtare në lindje. Ura e famshme ishte ndërtuar nga një kont që ankohej se moti i lig ia kishte pamundësuar të qarkullonte me vapor. Çdo korrik e gusht, bëhet “urë e kalimtarëve” ku mbahen ekspozita e koncerte. Bregu i kështjellave  të Budës është vend i trashëgimisë nën mbrojtje të UNESCO-s. Nga kështjella, pallati, kasha Matias dhe Fortesa e Peshkatarit kanë pamje spektakulare të Danabit dhe Pestës.

Të bëjmë një dush

Hungarezët pëlqejnë të kalojnë kohën në banja termale, që përdoren prej 2,000 vjetësh për higjienë, relaksim dhe nevoja terapeutike. Banjat tërheqin edhe turistë nga jashtë. Ka së paku 1,000 burime ujërash termale e lixha-korja e tokës është e hollë në Hungari dhe thonë se po ta shposh tokën me shkop, del ujë i nxehtë . Disa nga banjat më të mira turke ndodhen në Budapest.

Kë e njihni?

Hungaria njihet për artistët, arkitektët, autorët e muzikantët. Muzika popullore, cigane dhe xhazi janë të popullarizuara. Muzikanti klasik, Franc List ishte yll në kohën e tij ; kompozitor, pianist I talentuar, mësues muzike dhe yll që impresiononte gjithkënd në Evropën e shekullit të nëntëmbëdhjetë. List udhëtonte me karrocën luksoze Ofenbah, një caravan që e përdorte si dhomë dite e kuzhinë gjatë ditës, e dhomë fjetjeje natën. Muzika e tij dëgjohet edhe sot në salla koncertesh në mbarë botën.

Paprika…

Ushqimi djegës me (paprikë) spec të kuq të djegës- biberi i kuq nga specat djegës, të terur e të bluar –sikurse në Kosovë, përdoret shumë edhe në Hungari. Në pazarin e madh të Budapestit, biberi shitet në tetë lloje të ndryshme, më pak a më shumë djegës.

Specat erdhën së pari nga Turqia në shekullin e gjashtëmbëdhjetë dhe në fillim përdoreshin si ilac për ethe. Biberi përdoret në gullash, supë, suxhuk dhe haje të tjera./Të nisemi për në Evropë/OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu