Për çka mund dhe duhet ta përdorni vajin e kokosit

0
876

Është konsideruar si një farmaci e vogël në shtëpi.  Vaji i kokosit ka shumë benefite shëndetësore, si për shembull kujdesi ndaj lëkurës, kujdesi ndaj flokëve,  përmirësimi i tretjes dhe rrit imunitetin përkundër  infeksioneve dhe sëmundjeve.  Ky vaj nuk përdoret vetëm  në vendet tropikale, ku plantacionet me vaj kokosi janë të bollshme , por ai përdoret gjerësisht në të gjithë botën e sidomos në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Amerikë. Njerëzit kanë zbuluar të gjitha mrekullitë që vaji i kokosit mund të krijojë dhe për këtë arsye ai po krijon popullaritet në të gjithë botën.  Le të shohim disa prej benefiteve të tij.

Kujdesi për lëkurën: Vaji i kokosit është një vaj i shkëlqyer për masazh i cili vepron si hidratues për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë edhe lëkurat e thata.  Ndryshe nga vajrat mineral,  vaji i kokosit nuk ka  asnjë  efekt anësor nëse aplikohet mbi lëkurë. Ndaj është një zgjedhje e sigurtë për të  parandaluar tharjen e lëkurës.

E gjithashtu  parandalon dhe ngadalëson procesin e rrudhjes së lëkurës.  Ndihmon në trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës duke përfshirë këtu psoriazën, dermatitin, ekzemat dhe infeksione të tjera të lëkurës. Për këtë arsye ai përdoret gjerësisht  në produkte si sapunët, locione dhe  kremra që përdoren për përkujdesjen e lëkurës.

Kujdesi për flokët

Vaji i kokosit ndihmon në rritjen e shëndetshme të flokëve dhe u jep atyre shkëlqim. Është shumë efektiv  në reduktimin e humbjes së proteinave. Flokët tuaj kur vuajnë mungesën e proteinave bëhen të pashëndetshme.  Kështu që vaji i kokosit mund të jetë  një alternativë shumë  e mirë për të trajtuar dhe rigjeneruar flokët tuaj.

Sëmundjet e zemrës

Midis njerëzve është përhapur një ide e gabuar se vaji i kokosit nuk është i mirë për shëndetin e zemrës. Kjo ka ardhur prej idesë se ka shumë yndyra të ngopura. Në  të vërtetë vaji i kokosit i vjen në ndihmë zemrës. Ai përmban rreth 50%  acid laurik, i cili ndihmon në parandalimin e disa problemeve të zemrës si kolesteroli i lartë dhe presionin e  lartë të gjakut dhe redukton problemet me venat e dëmtuara dhe ndërkohë ndihmon që të parandaloni arteosklerozën.

Humbje e peshës

Vaji i kokosit përdoret shpesh për të humbur në peshë.  Ai përmban acide gjysmë të ngopura të cilat ndihmojnë për larguar peshën e tepërt.  Kërkimet sugjerojnë se vaji i kokosit ndihmon për të reduktuar obezitetin abdominal tek femrat. Është gjithashtu i lehtë për t’u tretur dhe ndihmon në mirë funksionimin e tiroides dhe sistemit endokrinal.  Për më shumë rrit  metabolizmin, duke favorizuar djegien e më shumë kalorive dhe duke ndihmuar njerëzit mbi peshë që të humbasin peshë.

Shërimi i infeksioneve:

Kur aplikohet mbi zona të infektuara, vaji i kokosit formon një shtresë kimike e cila mbron pjesën e infektuar të trupit  nga pluhuri, ajri,  nga kërpudhat, bakteret dhe viruset. Vaji i Kokosit është efektiv  mbi plagët  që mund të keni marrë nëse jeni vrarë diku sepse shpejton procesin e shërimit të indeve të dëmtuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu