Puna shumë vjeçare iu dëmtua nga era, kryeministri e kompensoi atë

0
235

Të martën në Prishtinë të gjithëve u erdhi keq për një shitës të Tregut Mobil.

Era që fryu, atij ia rrëzoi gjithë këndin e tij duke ia shkatërruar kështu dhjetëra kavanozë me mjaltë.

Mjalti përveç që kushton edhe vonon deri në përpunim.

Por me të dëgjuar zyra e kryeministrit të Kosovës, kanë vepruar.

Kështu, dëmi që u shkaktua në sheshin “Zahir Pajaziti” do kompensohet nga kjo zyrë.

Donjeta Gashi nga kryeministria ka konfirmuar se Zyra e Kryeministrit do bëjë kompensimin e dëmit.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka nënshkruar vendimin, është kontaktuar personi dhe kompensimi do të bëhet përmes linjave të rregullta buxhetore./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu