Astrit Stafai, artisti shqiptar që po e njeh gjithë bota, doli edhe libri për të

0
248

Ai është një nga muzikantët më të njohur shqiptar, por tani me punën e tij ka thyer kufijtë.

Astrit Stafai vjen nga një familje muzikantësh, por përkushtimi i tij ndaj shumë instrumenteve, e që parapëlqen ato me tela, ka shtyrë një autore të bëjë libër për të.

Së fundmi ai ka bashkëpunuar me muzikantë të njohur nëpër botë.

Stafai për Oxygen Show tregon se bashkëpunimi i fundit me muzikantë ndërkombëtarë ishte me DJ’in e famshëm të muzikës elektronike Berge Sahakian nga Los Angelos, që me emrin e tij artistik njihet si Goldcap.

“Kemi incizuar në studio material të përgatitur nga DJ ku unë do të jem pjesë e albumit të DJ Goldcap”, thotë Stafai, ndërsa Goldcap performoi sa ishte në Kosovë duke e futur kështu vendin tonë në agjendën e turneut të tij.

Stafai tregon se Dj Gentian Rizaj i ka takuar.

Bashkëpunimet e tjera të tij do të vazhdojnë, ndërkohë ai flet edhe për kolegët e tij.

I vlerëson shumë.

“Po në Kosovë ka muzikantë shumë të mirë të cilët mund të bashkëpunojnë me artistë ndërkombëtarë pa problem”, thotë Stafai për Oxygen Show

Puna e tij tashmë po paraqitet edhe në librin “Virtuoziteti dhe muzikaliteti i jashtëzakonshëm përmes telave”.

Autorja Mimoza Kurshumlia e shkroi me qëllimin që njihet më shumë puna e Stafait.

Ai po ashtu njihet për një gjithëpërfshirje të instrumenteve me tela, nga ato klasike deri tek ato tradicionale e orientale.

Në promovimin e librit, Kurshumlia tregoi se libri është titulluar “Virtuoziteti dhe muzikaliteti i jashtëzakonshëm përmes telave”, pikërisht për shkak se ky artist është njohës dhe interpretues shumë i mirë i kësaj kategorie të instrumenteve./ Oxygen Show

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu