Sot shënohet Dita e Tokës, pastro, mbill dhe mbroje

0
404

Data 22 prill, njihet në gjithë botën, si Dita Ndërkombëtare e Tokës.

Kjo është një ditë që shërben për të dhënë alarmin për dëmet që njerëzimi i shkakton pyjeve, lumenjve, tokës dhe pasurive të tjera të natyrës dhe të reflektoj e sensibilizohet për të ndalur shkatërrimin e mëtejshëm të saj.

Ideja për Ditën e Tokës është zhvilluar që nga viti 1962. Senatori Gaylord Nelson, pas shumë përpjekjeve dhe takimeve, arriti që idenë për Ditën e Tokës, si çështje mjedisore, ta fusë në programin politik.

Më 22 Prill 1970 në SHBA u mbajt një manifestim i madh mjedisor,i pari i këtij lloji, prej nga edhe doli ideja për shpalljen e kësaj date si Dita e Planetit Tokë. Qëllimi i kësaj date mbetet mbrojtja fundamentale e planetit Tokë dhe të gjitha resurseve të saj nga ndotja.

Dita e planetit Tokë, është një lëvizje e cila angazhohet për përfshirjen e të gjithëve në mbrojtje të Tokës.

Më 22 prill, në mbarë botën, dashamirëse të mjedisit organizohen një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe të njeriut, si: aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, konferenca shkencore lidhur me problemet mjedisore etj.

Edhe në Kosovë janë organizuar shumë aktivitete për këtë ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu