Zidan merr drejtimin e “Realit të Madridit”

0
62

Zinedin Zidan është trajneri i ri i “Realit të Madridit”. Pas thuajse një viti larg “Santiago Bernabeut”, francezi është kthyer sërish në Madrid duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2022.
Në krye të pankinës së spanjollëve, Zidan pason të shkarkuarin Santiago Solari, i cili vuajti për të marrë rezultatet e duhura.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit, si dhe distanca e madhe me kreun e La Liga, e kanë bindur Florentino Perez të “joshë” sërish Zidan. Ky i fundit depozitoi dorëheqjen e tij në fillim të sezonit aktual, pas tre triumfeve të njëpasnjëshme në UEFA Champions League, përcjell atsh.

Zidane është trajneri i tretë i “Realit” në këtë sezon.