Zemajt i kërkohet lejimi i tifozëve në stadiume

0
61

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është taktuar me kryetarin e tifozerisë “Xhebrailat”, Korab Elshani.

Zemajt në këtë takim iu kërkua lejimi i tifozëve në tribuna, njofton Klan Kosova.

“Që nga fillimi i pandemisë, kur u mbyllen të gjitha, që nga lojërat e fundit të sezonës për FC Ballkanin. Gjithmonë ishim të zëshëm për hapjen e tribunës sepse po na dëmtonte ne si tifozëri në çdo aspekt. Edhe pse nuk gjetëm përkrahjen e shumicës së tifozërive ne vazhduam gjithmonë ta ngrisnim zërin për hapjen e tribunave, si në Federatë po ashtu edhe në Ministri”, shkruajnë në postimin e tyre kjo tifozëri.

“Ministri na premtoi që pasi te behet verifikimi i situatës epidemiologjike do te kemi një përgjigje për tifozët”.