Vrasje e rëndë në Prishtinë

0
436

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë rreth orës 17:00.

Policia konfirmon se janë duke hetuar rrethanat se si ka ndodhur ky krim për të cilin një person është arrestuar.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka konfirmuar për KlanKosova.tv, Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”.

“Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​”.