Vendi që më shumë se 50 vjet është në luftë

0
155

Jetojnë më shumë se 1.5 milion palestinezë, por shtetësia e këtij vendi u kontestua ndër vite.

Rripi i Gazës një vend  jo më i gjatë se 40 km por që ka më shumë se 50 vjet në luftë.

Vendi ishte i banuar në pjesë të madhe nga muslimanët arab, ndërsa një pjesë fare e vogël ishin katolikë dhe hebrenjë.

Gjithçka filloi nga një vendim i kombeve të bashkuara në vitin 1947, ata vendosën që hebrenjëve të dëbuar gjatë luftës së dytë botërore t’u bënin një shtëpi atje, duke e ndarë regjionin e quajtur palestinë në një shtet arab dhe hebre.

Palestinezët apo ndryshe popullata arabe, të cilët ishin banorë rezident të asaj zone, kundërshtuan këtë plan, mirëpo Izrealitët nuk morën parasysh arabët, duke vepruar sipas planit të kombeve të bashkuara, mirëpo pa miratimin e palestinezëve.

Që nga ajo kohë arabët dhe hebrenjtë janë pjesë e “konfliktit më të ashpër”  në botë, sic shpesh i referohen.

Rripi i Gazës është një copë e qyteteve, fshatrave dhe tokave bujqësore në fundin juglindor të Mesdheut.

Është e vendosur midis Izraelit në veri dhe në lindje, dhe në gadishullin Sinai të Egjiptit në jug.

Qyteti i Gazës ka qenë i banuar vazhdimisht për më shumë se 3,000 vjet dhe ishte një ndër udhëkryqet më të rëndësishme të qytetërimeve të lashta.

Madje, besohet të jetë vend varrimi i gjyshit të Profetit Muhamed.

Fillimisht Britania mori kontrollin e Gazës dhe pjesës tjetër të Palestinës në Luftën e Parë Botërore për t’ia rikthyer Egjiptit.

Mirëpo këtë situatë e shfrytëzoi Izraeli, pas largimit të Britanisë në maj të vitit 1948 nga kjo zonë, Izraeli e shpalli veten si shtet.

Kjo shënoi luftën e parë midis Arabëve dhe Hebrenjëve, ku forcat Egjiptase ngritën një bazë në qendër të Gazës duke tentuar ti kthejnë Izraelitët prapa.

Për palestinezët kjo ditë njihet si katastrofa më e madhe, duke bërë që shumë nga ta të braktisnin vendin dhe shtëpitë e tyre.

Pas shumë muaj luftime në vitin 1949, Egjipti dhe Izraeli markuan kufinjtë e tyre në rripin e gazës, ku pjesa më e madhe e territorit i takonte Egjiptit për gati dy dekada.

Në vitin 1967, Izraeli rifilloi sulmet ndaj Egjiptit për 6 ditë rresht, duke zgjeruar territorin e tyre në masë të madhe.

Nga ajo kohë Izraeli vendosi trupat ushtarak në Gazë dhe filloi të ndërtonte bazat ushtarake, ata pushtuan Rripin e Gazës së bashku me zonën West Bank e cila është e shtrirë në zemër të zonës Palestineze, kjo gjë vazhdoi deri në vitin 2005.

Suksesi i Izraelitëve, nxiti formimin e një organizate Nacionale nga ana e palestinezëve.

Në dhjetor të vitit 1993 Izraelitët hoqën dorë nga disa pjesë të Gazës dhe West Bank për një qeveri gjysmë autonome, me autoritet Palestinez, në përpjekje për të frenuar dhunën e grupeve palestineze guerile siç ishte Hamasi.

Pavarësisht kësaj, dhuna nuk u ndal. Pasi Hamasi fitoi në zgjedhjet e vitit 2006, Izraeli vendosi bllokada të fuqishme në tokë, ajër dhe ujë përgjatë rripit të gazës.

Organizatat për të drejtat e njerëzve shprehen se kjo bllokadë kishte efekte shkatërruese për popullatën atje.

Ndërkohë edhe Palestinezët kanë sulmuar kohë pas kohe përmes mijëra raketave në drejtim të Izraelit.

Sot rreth 70% e popullatës në territorin e Gazës përbëhet nga refugjatë palestinez, e që shumica e tyre mbështeten nga ndihmat e organizatave të ndryshme, përderisa një pjesë tjetër e tyre jeton në kampe.

Më 14 maj të vitit 2018, vajza e presidentit aktual të Amerikës, Ivanka Trump inaguroi ambasadën amerikane në Jerusalem të Izraelit, ndërsa jo më shumë se 90 km më larg po atë ditë ushtarët Izraelitë vranë rreth 60 civilë palestinez të cilët po protestonin kundër krijimit të kësaj ambasade.

 

Edhe pse kanë kaluar 70 vjet që nga formimi I Izraelit, konflikti mes palestinezëve dhe Izraelitëve duket se nuk do të përfundoj.

Qindra mijëra persona kanë humbur jetën përgjatë viteve, ndërsa miliona të tjerë kanë mbetur pa shtëpi./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu