Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak

0
157

Sot përfaqësuesit e Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, kanë vizituar lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Rashkës, Serbi, me rastin e rifillimit të gërmimeve.

Pas gjetjeve kockore disa ditë më parë janë ndërprerë punimet teksa tani do të fillojnë punimet, njofton Klan Kosova

“Gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë, gjegjësisht punimet në këtë lokacion, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim” thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

Ekspertët mjeko-ligjor të Republikës së Kosovës, në emër të Delegacionit të Kosovës, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm deri në përfundim të procesit, në përputhje me praktikat mes dy delegacioneve.