UNICEF: Vaksinimi i miliona fëmijëve i kërcënuar

0
63

Miliona fëmijë, veçanërisht në Nigeri, vendi më i populluar i Afrikës, rrezikojnë të mos vaksinohen kundër poliomelitit dhe fruthit për shkak të koronavirusit, griti sot alarmin UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Trajtimi i pandemisë globale Covid-19 është thelbësor. Sidoqoftë, sëmundje të tjera vdekjeprurëse , të tilla si poliomieliti dhe fruthi, kërcënojnë gjithashtu jetën e miliona fëmijëve në disa nga rajonet më të varfra të botës”, paralajmërojnë Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe OBSH në një deklaratë të përbashkët të publikuar në Abuja, kryeqyteti i Nigerisë.

“Në vitet e fundit, ka pasur një ringjallje globale të fruthit me epidemi të vazhdueshme në të gjitha rajonet e botës. Mangësitë në mbulimin e vaksinave u përkeqësuan më tej në 2020 si pasojë e COVID-19”, sipas Unicef dhe OBSH, të cilët bëjnë thirrje për “veprim urgjent” nga donatorët dhe politikëbërësit globalë./ATSH