UNDP ndriçon Ulpianën portokalli në vazhdim të fushatës 16 Ditë të Aktivizmit

0
36

Mbrëmë, UNDP ndriçoi qytetin antik të Ulpianës me ngjyrë portokalli në vazhdën e aktiviteteve për të shënuar fushatën 16 Ditë të Aktivizmit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore. Si pjesë e fushatës së përbashkët të Ekipit të OKB-së në Kosovë, UNDP do të ndriçojë me ngjyrë portokalli lokacione të ndryshme të trashëgimisë kulturore në Kosovë për të bërë thirrje për veprim dhe për të ngritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e parandalimit dhe eleminimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Për të njohur më mirë këtë qytet magjepsës, shikoni videon që kemi përgatitur vjet në kuadër të projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i BE-së që kontribuon për Stabilitet dhe Paqe (IcSP/BE).  Bashkëpunimi në këtë fushë do të vazhdojë së shpejti me lansimin e projektit “Trashëgimia Kulturore, shtytës I Dialogut Ndërmjet Komunitetetve dhe Kohezionit Social”.

https://www.youtube.com/watch?v=GfNWPeVsCmc&t=10s