UEFA zyrtarizon miqësoren Shqipëri – Kosovë, luhet më 11 nëntor

0
123

Është zyrtarizuar nga UEFA miqësorja Shqipëri – Kosovë.

Të dy kombëtaret verdhekaltër dhe kuqezi do të zhvillojnë miqësoren në stadiumin “Elbasan Arena”.

UEFA ka zbuluar edhe datën 11 nëntor, ndërsa ka mbetur të caktohet vetëm ora, shkruan Gazeta Olle.

Miqësorja do të luhet para ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Kosova më 15 dhe 18 nëntor takohet me Slloveninë dhe Moldavinë.