Trepça’89 dhe Arbëria realizojnë fitore të rëndësishme

0
39

Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 16-të në Superligë. Trepça’89 ka shënuar fitore si vendase në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, duke e mundur Gjilanin, me rezultat bindës 3:0.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Idrizi i realizuan Arbnor Muja nga penalltia në minutën e 21-të, Bismark Sie, në minutën e 77-të dhe Rilind Nimani, në minutën e 84-t.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, e cila u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit në kryeqytet, Arbëria shënoi fitore në përballje me Drenicën, me rezultat 1:0.

Golin e tri pikëve të rëndësishme për skuadrën e Arbnor Morinës e realizoi Hysen Bytyqi në minutën e 89-të. Pas këtyre fitoreve Arbëria dhe Trepça’89 renditen në pozitat 6 dhe 7 me nga 20 pikë në konto.