Trepça ’89 konfirmon një largim të madh nga klubi

0
30

Trepça ’89 ka konfirmuar një largim të rëndësishëm nga klubi.

Mbrojtësi Ervin Kaçar edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra mitrovicase, shkruan Gazeta Olle.

Ka qenë faqja zyrtare e klubi mitrovicas që ka konfirmuar ndarjen me Kacar me marrëveshje të dyanshme.

Megjithatë nuk dihet se ku do të vazhdoj karrierën mbrojtësi 29-vjeçar.

Për Kacar aventura te Trepça ’89 zgjati vetëm gjashtë muaj, ndërsa më parë ai kishte luajtur në Kosovë edhe për Ferizajn.