Tre federata të sportit kolektiv përkrahen me mbi 750 mijë euro

0
40

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit ka nënshkruar emorandume bashkëpunimi edhe me tre federata të sporteve kolektive. Shuma totale e mbështetjes financiare arrinë në vlerën e mbi 750 mijë euro, përcjell OxygenPress.

Memorandumet e sotme u nënshkruan me Federatën e Futbollit të Kosovës e cila u mbështet me 276 mijë e 590 euro, me Federatën e Hendbollit të cilës do t’i ndahen 245 mijë e 752 euro dhe me Federatën e Volejbollit të Kosovës e cila u përkrah me 243 mijë e 678 euro. Në bazë të memorandumeve, federatat janë të obliguara që këto mjete t’i shfrytëzojnë për realizimin e politikave të tyre programore, njofton MKRS.

Ministri Kujtim Gashi, tha se këto memorandume nënshkruhen në kuadër të realizimit të përkrahjes së drejtpërdrejtë të federatave.

“Me këtë përkrahje, ministria po krijon mundësi dhe po ua lehtëson federatave realizimin e planeve dhe objektivave të tyre. Me këto memorandume krijohen federatat do të funksionojnë me më efikasitet, do të kenë pavarësinë e plotë për ta avancuar sportin në Kosovë”, tha Gashi./OxygenPress.info