TEATRI DODONA, KËTË VIKEND MIRËPRET FËMIJËT ME SHFAQJE

0
138

Pas një periudhe kufizuese, për shkak të pandemisë së virusit ‘Covid-19’, muaji tetor, në Teatrin “Dodona”, në Prishtinë është rikthyer me repertoar të pasur të shfaqjeve për fëmijë dhe të rritur. Të vegjlit, tashmë do të mund të ndjekin shfaqje të ndryshme, si “Mustaqoshi Larosh”, në regji të Melihate Qenës, e cila do të jepet të shtunën dhe të dielën, duke filluar nga ora 12:00.
Kjo shfaqje portretizon një vajzë të vogël, e cila ka një maçok, të cilin e do shumë, kujdeset për të, mirëpo maçoku, nuk kupton se nuk kupton. Dhe një ditë, vajza duhet t’i lë lojërat dhe të shkojë në shkollë. Se a do të arrijë ajo ta mësoj maçokun e vet, ju fëmijë të dashur, mund ta kuptoni gjatë vikendit.

Zyra për informim në Teatrin “Dodona”, njofton se biletat mund blihen çdo ditë pune (e hënë – e premte), prej orës 12:00 – 15:00, në sportelin e biletave, kurse rezervimet mund të bëhen vetëm përmes telefonit 038-230-623.