Të shtunën ndeshja përcaktuese për titull të kampionit, Mitrovica – Feronikeli

0
55

Ndeshja përcaktuese për titullin e kampionit në Ligën e Femrave ndërmjet KFF Mitrovica dhe KFF Feronikeli, do të zhvillohet me datë 27 qershor 2020 (e shtunë), me fillim në orën 16:00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Ashtu sikurse në ndeshjet e Ipko Superligës, për shkak të pandemisë edhe kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve dhe duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi Covid-19.