Të shtunën mos dilni me makinë

Në Ditën Ndërkombëtare pa Makina, Komuna e Prishtinës ka organizuar një aksion me biçikleta nëpër qytet.

Ata të cilët do të dëshirojnë t’i bashkohen këtij organizimi, së pari do të takohen tek busti “Ibrahim Rugova”, ku më pastaj do vazhdojnë lëvizjen nëpër qytet, shkruan OxygenPress.

Takimi tek busti “Ibrahim Rugova”, do të bëhet në orën 12:00, ditën e shtunë, në Ditën Ndërkombëtare pa Makina.

Për shkak, të shkallës së lartë të ndotjes me datën 31 janar , autoritetet e Kosovës kishin ndaluar hyrjen me automjete në kryeqytet, si shenjë preventive për parandalimin e ndotjes së ambientit.

Kujtojmë se në Kosovë janë të regjistruara 250 mijë makina./OxygenPress.info/