Republika e Irlandës, “Eire” në irlandishte, është pjesa jugore e ishullit të tretë nga madhësia në Evropë dhe është e pavarur. Ndërkaq që Irlanda e Veriut është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Lufta për pavarësinë në fillim të shekullit të njëzet ka cuar në krijimin e Shtetit të lirë Irlandez, më 1922 dhe ishulli është ndarë. Ka fituar pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar, më 1936.
Irlanda, dikur dhe aktualisht…
Ky vend I bukur me liqene, male e shira të dendur është aq i gjelbër sa e quajnë “ishulli emerald”. Ekonomia dikur ishte e varur nga bujqësia, sidomos kultivimi i patates dhe në kohë shumë të gjatë Irlanda konsiderohej një nga vendet më të varfra të Evropës. Prej vitit 1845 deri më 1848, një sëmundje e njohur si nxirja e patates i pati shkatërruar të mbjellat. Vendin e pati kapluar një uri e tmershme dhe shumë banorë patën emigruar në Shtete të Bashkuara dhe në Kanada. Sot Irlanda ka një ekonom modern me teknologji të përparuar. Kompanitë e teknologjive informatike si Intel e Microsoft kanë bazët e tyre në Irlandë, e atje prodhohen edhe pajisje mjekësore e produkte farmaceutike. BE-ja me financim ka ndihmuar Irlandën për ta përmisuar infrastrukturën e telekomunikacionit.
Në Irlandë…
- Të gjitha shenjat janë të shkruara në anglisht e irlandisht.
- Që nga 2004-a, kuajt duhet të kenë pasaportë që të mund të eksportohen, shiten, apo ta ndërrojnë pronarin, të përdoren në gara, për riprodhim, apo edhe për mish të kasapi.
- Jonxha me gjethe katër petalesh jus jell fat nëse e bartni gjithmonë me vete.
- Ka edhe shumë fjalë të urta si:” Rrena udhëton më larg se e vërteta” dhe “Rruga më e gjatë jashtë është më e shkurtra për në shtëpi”.
Fakte rreth Irlandës…
- Është anëtarësuar në BE në vitin 1973
- Sistemin politik e ka – Republikë
- Ka 4.5 milionë banorë
- Përdor euron si valutë
- Dublini është kryeqytet
- Anglishtja dhe irlandishtja janë gjuhë zyrtare
- “Dia duit ” është përshëndetje tipike
Kultura dhe tradita…
Ndonëse e izoluar gjeografikisht, Irlanda ka një trashëgimi të pasur kulturore. Fjala keltishte” craic”, i referohet kënaqësisë kur bashkohen me njerëz. Irlandezët cmenden pas përrallave të vallëzimit. Vallëzimi irlandez me hapa bëhet me lëvizje shumë të shpejta këmbësh e shputash, derisa trupi dhe krahët mbahen shtrënguar. Të rinjtë marrin pjesë në gara të veshur në costume tradicionale. Gjithkush mund të garojë, vetëm, ose në ekip. Komunitetet irlandeze, në mbarë botën, e mbajnë gjallë këtë traditë. Sportet më të popullarizuara në Irlandë janë: ragbi, futbolli dhe garat me kuaj.
Luginat e blerta dhe bregdeti shkëmbor është peisazhi tipik rural në perëndim të Irlandës.
Kë e njihni?
“U2” është vetëm një nga shumë rokbendet dhe këngëtarët me famë botërore që vijnë nga Irlanda. Janë edhe të tjerë si “Bojzon”, “Ronan Kiting” dhe “Uestlajf”. Irlanda është vendi edhe i shumë shkrimtarëve me nam si “Xhorxh Bernard Shau, Ë.B Jets, Xhejms Xhois dhe Semjuel Beket.
Dashuria për kuajt…
Irlandezët i duan kuajt dhe janë të parët në botë për rritjen dhe garat e kuajve me pedigre. Në Irlandë, rreth 22,000 njerëz punojnë me kuaj rreth 216 milionë euro fitohen cdo vit nëpërmjet eksportit të kuajve me pedigree në vende të tjera. Kali më i njohur garues në Irlandë ishte Arkël, që ka fituar shumë gara dhe është bërë legjendë kombi.
A keni uri?
Gjellët tradicionale të thjeshta, me mish e perime si: patate, karotë e rrepanë, ende janë më të konsumuarat. Përfshirë këtu gjellën e përgatitur me salsice të prera, suxhup e patate, pogace nga mielli i patates. Bukët e ardhura me sodë (tharmë), po ashtu janë të popullarizuara. Gjyveci irlandez është një ushqim irlandez që përgatitet me mish qengji dhe patate të ziera me karotë, qepë e majdanoz, e që shoqërohet me një qull patatesh e lakrash të bëra me gjalpë.
Dublini është i famshëm për restorantet ku mund të gjeni meny të pasur gjellësh tradicionale e të reja, përfshirë edhe djathërat tepër të mirë vendëse. Me ushqim gjithmonë shoqërohet birra e zezë e fortë, Guinness.
BE-ja dhe gjuhët minoritare e rajonale…
Në Irlandë, shumica e njerëzve flasin anglisht. Mirëpo keltishtja e Irlandës, një gjuhë e lashtë që ngjan me skotishten dhe keltishten uellshiane, flitet nga banorët e viseve rurale. Ata përbëjnë një të tretën e popullatës, kështu të gjitha shenjat janë në anglishte dhe në irlandishte.
Diversiteti gjuhësor…
BE-ja ka politika positive ndaj gjuhëve të pakicave e atyre rajonale dhe beson se ato duhet promovuar e mbrojtur aktivisht. Neni 22 i Kartës Evropiane të të Drejtave Fundamentale, thotë se njerëzit duhet të respektojnë diversitetin kulturor, gjuhësor e fetar.
BE-ja e inkurajon diversitetin gjuhësor duke:
- financuar projekte për mbrojtjen dhe promovimin e gjuhëve të pakicave;
- mbështetur rrjetin informative dhe Byronë Evropiane për Gjuhët më pak të përdorura.
Këto politika kanë si qëllim mbrojtjen e gjuhëve tradicionale e indigjene.
Disa organizata ekzistojnë për të ndihmuar këtë kauzë, ndër to edhe Rrjeti për promovimin e Diversitetit Gjuhësor (NLPD).
Gjuhët zyrtare të BE-së….
Është rregull i BE-së që të gjitha gjuhët zyrtare të shteteve anëtare, janë gjuhë zyrtare të BE-së. Për punë kryesisht përdoren anglishtja, frëngjishtja dhe gjermanishtja. Gjithkush ka të drejtë të komunikojë dhe të presë t’i drejtohen në gjuhën e tij. Në takime të BE-së, të gjitha dokumentet duhet të përkthehen në të gjitha gjuhët e shteteve- anëtare. Që nga janari i 2007-s, ka njëzet e tri gjuhë zyrtare./Të nisemi për në Evropë/ Oxygenpress.info