Stinori pranveror në Ligën e femrave nis më 29 shkurt

0
58

Stinori pranveror në Ligën e Parë të femrave do të nisë më 29 shkurt, derisa afati kalimtar do të zgjasë deri më 24 shkurt.

Duke pasur parasysh ndeshjet që Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë në fillim të marsit, java e dytë e stinorit do të luhet pas 10 marsit.

Po ashtu në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror klubet janë të obliguar t’i kryejnë kontrollimet mjekësore në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive sipas orarit të publikuar më herët në faqen zyrtare.