Spitali i Gjakovës, me shtretër dhe pajisje të reja mjekësore

Spitali i Gjakovës ka pranuar 10 shtretër për përkujdesje intensive, me 4 thyerje, që dirigjohen nga dy telekomandues- të përshtatshëm për qëndrimin e gjatë të pacientit gjatë trajtimit.

Gjithashtu, Spitali i Gjakovës është pajisur edhe me 1 analizator të gazrave në gjak dhe 10 aspiratorë kirurgjikë me rrymë.

Shtretërit e rinj dhe pajisjet e reja mjekësore janë pjesë e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore- përmes UNOPS-it.