Specialja deklarohet për Thaçin dhe Veselin më vonë gjatë ditës

0
43

Derisa aktakuzën e pakonfirmuar për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli u publikua fillimisht nga Gjykata Speciale, sot ndodhi e kundërta.

Ishin vetë Thaçi dhe Veseli që iu drejtuan publikut për ta njoftuar se kjo aktakuzë tashmë është e konfirmuar dhe se do të marrin rrugën për në Hagë për t’u përballuar me atë që u ngarkuan – për krime lufte.

Megjithatë, Dhomat e Specializuara do të dalin më vonë më informata më të hollësishme për këtë ngjarje që u nxor në kryetitujt e mediave.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet dhe deklaratat e bëra në media. Dhomat e Specializuara të Kosovës do të ofrojnë më shumë informacion më vonë sot”, tha shkurt për klankosova.tv zëdhënësja e këtij institucioni, Angela Griep./KlanKosova