SI S’TË DESHA PAK MË SHUMË – poezi nga Fatos Arapi

0
337

Unë e desha përtej vdekjes
Ashtu dashurova unë
Edhe prapë s’ia fal dot vetes:
Si s’e desha pak më shumë…

Pak më shumë ku shpirti thyhet
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Ta gënjejmë mallin që s’shuhet
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes përtej botëve
Atje ku nis “ca pak” tjetër
Asaj që më rri mes zotave:
Si s’të desha pak më tepër…”