Si mbeti unike në gjithë botën ora astronomike e Pragës?

0
386

Ora Astronomike në Pragë ofron një nga pamjet më të bukura të kryeqytetit Republikës Çeke. Ajo është shumë e lashtë dhe daton në shekullin e 15-të.

Legjenda thotë se një ndërtues i orave, i njohur si Hanuš, u zgjodh nga këshilltarët e qytetit të Pragës për të krijuar një pajisje që jo vetëm do të maste kohën, por do të kishte edhe funksione të tjera.

Por ai e kuptoi se gjithçka ishte e programuar nga autoritetet e qytetit, ndaj dhe u hakmor duke e ndalur mekanizmin: u deshën 100 vjet përpara se ora të fillonte përsëri të punonte.

Në fakt, një dokument i zbuluar në vitin 1961 dëshmon për krijimin e kësaj vepre nga orandërtuesi perandorak Mikuláš të Kada, i cili e konceptoi orën në vitin 1410, me ndihmën e astronomit Jan Sindel.

Data e saj e ndërtimit e bën atë orën e tretë më të vjetër astronomike në botë, dhe orën më të vjetër që është ende në përdorim.

Bukuria e saj dhe antikiteti i saj nënkuptojnë që shumë njerëz mblidhen vazhdimisht për ta parë atë nga afër.

Kur ora bie dritarja hapet dhe 12 apostujt paraqiten në krye.

Për fat të keq, shumë nga personazhet të cilat shfaqen kur ora bie janë kopje sepse origjinalet u shkatërruan nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore.