Afrim Bekteshi, është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor.
Kjo është bërë e ditur nga vetë i emëruari, nga një postim në rrjetin social facebook, shkruan OxygenPress.
“Të nderuar miq, nga sot kam marrë detyren si Zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Falënderoj Presidentin Behgjet Pacolli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për besimin e dhënë dhe zotohem se do angazhohem dhe do të punoj me nderë dhe përgjegjësi ashtu siç kam punuar deri me sot”, ka shkruar ai.
Ndryshe, numri i zëvendesministrave, është vlerësuar gjithmonë i panevojshëm, për shkak të numrit të madh të tyre.