Bale nuk e ka menduar kurrë këtë situatë

0
71

U transferua te Real Madrid si një yll i madh i futbollit dhe me bindjen se do të jetë njëri nga futbollistët më me ndikim te gjiganti spanjoll.

Megjithatë, uellsiani Gareth Bale nuk arriti të përshtatet mirë në “Santiago Bernabeu”, madje kjo nuk ndodhi as pas largimit të Cristiano Ronaldos, që ishte një mundësi e re për t’u shndërruar në lider.

Gazetari spanjoll Eduardo India raporton se janë shokët e skuadrës së Realit ata që duan ta largojnë uellsianin, me në krye Sergio Ramos. Ata madje, janë ankuar edhe te presidenti Florentino Perez për influencën negative të Bales në skuadër.

29-vjeçari madje është fërshëllyer edhe nga tifozët e tij gjatë ndeshjes së fundit me Valadolidin, për shkak të performancës së dobët.

Tani, ai mund të kthehet përsëri në Angli dhe për një shumë rreth 100 milionë të bashkohet me Manchester Unitedin./OxygebnPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu