“Shpija ashte permenje; stacion andrrash e gzimesh! Shpija ka bojna deti, ereza – sherbeti!”

0
77

Nga Fjolla Spanca

A ka bojna shpija?!
Çohem vone … tanaj idhnueshem i numroj oret e djeguna n’gjume. Ç’krijese e paperfillshme qenka njeriu … prej dembelie nuk e zuna diellin e as kangen e pare t’knusit n’mahalle.
Ashtu menushem çohem tuj e lut nanen me dal per nji kafe; ma forte per me i flladitun trut’ se sa per filxhanin me pluhun, jo tamel.
Ulena ne nji qoshk bahçeje diku … Flasim qete-qete tuj e pritun kafene.
Nisi me e kqyr venin rreth e rrotull … kahdo qe e ngrej kryet shikoj lluks … lluks t’shfrenuem per synin tem … prej jashte t’duket vetja se je tuj jetue n’Gjermani (se tane shqiptaret desin pak per ate xhenet) – po pastaj them me vete qe s’ka munsi se as atje nuk bojne hajgare kaq shume me fukarenjte!
Nejse, vjen kafja. Per ibret … xeher. Po s’ka rendesi. Ktu paguhet emni, tavolina edhe lluksi i rreme!
E njejta histori edhe anej kah shkojme rralle per me provue naj ushqim ndryshe … cdo gja “e persosun” [drita, zhurme, pjata, gota] pervec ushqimit t’helmuem!
Diqysh ashte idhnim me pranue se n’plot vene njerezit ulen sa per me kallxue qe kane’ edhe qe munen me ba ate soj jete … ulen per me shitun ment!
E kqyri veten … n’venet qe dikur per muhabet jena taku; sot shkojme per me u fotografu … Fjalet, shpirt s’kane. Dashnija ashte tretun! prej njerezise, gja s’ka mbetun! Njerezit jane, njerezit s’jane.
I kap krahun nanes tuj e afrue per kah vetja dhe i them se s’ka me flejtun ma deri vone … çaj e kafe kena me pi bashke, n’shpi … aty ku s’ka perde e as rrena. Aty ku peshe s’kane format, por çka majna mrena …
Shpija ashte Dashnija. E pare edhe e mrame. Shpija s’ashte veç dikund; ajo ashte gjithkund! Kudo qe zemra flen qete; lehte; pa siklet! Shpija ashte permenje; stacion andrrash e gzimesh! Shpija ka bojna deti, ereza – sherbeti!