Shënohet Dita Botërore e Mbipeshës

Në botë, me 11 tetor shënohet Dita e Mbipeshës. Kjo bëhet me qëllim të ngritjes së vetëdijes për pasojat e mbipeshës, që konsiderohet një prej shkaktarët kryesorë të përkeqësimit të jetës së njeriut.

Përmes kësaj dite, synohet të  parandalohet mbipesha, dhe të ndihmohen personat që vuajnë nga ko gjendje.

Kujtojmë se pesha e tepërt e trupit shoqërohet me disa sëmundje, sidomos me ato kardiovaskulare.

Lufta kundër obezitetit është një nga mundësitë që parandalon vdekjet në të gjithë botën. Studimet në shkallë të gjerë në Amerikë dhe Evropë kanë gjetur se rreziku i vdekshmërisë është i ulët në rastet e BMI 20-25 kgm2 tek ata që nuk pinë duhan, dhe tek ata me 24-27 kg/m2 duhanpirës korrent, me rrezik që rritet gjatë ndryshimeve në çdo drejtim.

Konsumimi i tepërt i ushqimit dhe mungesa e aktivitetit fizik janë disa prej shkaqeve kryesore në fitimin e mbipeshës. Disa të tjera lidhen me faktorë gjenetikë dhe sëmundje psikike.

Dita Botërore e Mbipeshës shënohet edhe në Kosovë.

Sot, organizata Human Care në bashkëpunim me Friedrich-Ebert organizojnë aktivitet informues për këtë ditë.

Për herë të parë Dita e Mbipeshës u shënua në vitin 2015./OxygenPress.info