“Lufta e tretë botërore” sonte në teatrin ODA

0
127

Sonte në teatrin ODA në Prishtinë shfaqet komedia“Lufta e tretë botërore – ndoshta, diçka diçka, s’po di s’po di”.

E shkruar nga Lirak Çelaj dhe Rozafa Çelaj, e me regji të Florent Mehmetit, shfaqja është komedi sarkastike e realitetit në Kosovë trajtuar përmes prizmit të së (pa)mundurës. Çka sikur bota të mbetej në mëshirën e Kosovës? – njofton kështu teatri ODA.

Komedinë mund ta shihni prej orës 20:00 në Teatrin ODA, ku çmimi është 3 euro. Ndërsa për studentë, pensionistë dhe kategori sociale biletën kushton 1.5 euro.

Aktorët që luajnë në këtë komedi janë Kushtrim Qerimi, Rina Krasniqi, Gojart Kqiku, Daniela Markaj, Kaltrinë Zeneli dhe Flamur Ahmeti.

Kujtojmë se premiera e kësaj komedia u dha me 1 mars, në 15 vjetorin e themelit të teatrit ODA./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu