Shaqiri tashmë e ka edhe nofkën e tij te Liverpool

0
39

Xherdan Shaqiri është ndër më të merituarit që Liverpool po e kryeson renditjen në Ligën Premiere.

27-vjeçari me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit po e kalon një sezon fantastik, sezon që vështirë se e ka imagjinuar në fund të edicionit të kaluar kur ishte me Stoke Cityn, por që tashmë ëndrrat i janë bërë realitet.

Ai ka shënuar 5 gola deri më tani dhe ka dhuruar edhe 3 asistime, teksa është përfshirë në shumë finalizime tjera të “Të Kuqve”, duke fituar zemrat e miliona tifozëve në mbarë botën.

Shaqiri ka fituar edhe repsektin e shokëve te “Redsat”, të cilët e thërrasin Shaq (Shak).

Me paraqitjet e tij, e sidomos medy golat kundër Manchester Unitedit, ai i ka heshtur edhe kritikët më të mëdhenj, e të tillë kishte mjaft./OxygenPress.info