Seul do të fillojë testimin e kafshëve shtëpiake për COVID-19

0
57

Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seuli, do të fillojë testimin e qenve dhe maceve për COVID-19, nëse pronarët e tyre kanë rezultuar pozitivë, sipas zyrtarit të lartë shëndetësor të qytetit, Park Yoo-mi.

Park tha se ekipi që do të bëjë mbledhjen e kafshëve të qytetit do të vizitojë shtëpitë e pacientëve që janë në karantinë për COVID-19 dhe do t’i testojë kafshët shtëpiake, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Çdo qen apo mace që rezulton pozitiv do të futet në karantinë për 14 ditë.

Kujtojmë se Koreja e Jugut raportoi rastin e parë pozitiv të një kafshe me COVID-19 më 21 janar, sipas Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Vendit (KDCA.)