Serena Williams tregon një sekret të saj

0
82

Janë të rralla rastet kur dy vëllezër ose motra arrijnë të shndërrohen në sportistë kulmorë. Kjo ka ndodhur me motrat amerikane, Venus e Serena, të cilat janë shumë të njohura në botën e tenisit, e kjo vlen sidomos për motrën më të vogël Serena.

Ato gjithmonë kanë pasur një lidhje të fortë në mes vete, lidhje që u ka dhënë mundësi të përmirësohen gjithnjë dhe të arrijnë në nivelet më të larta të tenisit. Për Serenan, që është një vit më e vogël se Venus, fillimi në këtë sport nuk ka qenë i lehtë. “Nuk isha vetja ime, ndihesha sikur isha Venus. Ndihesha ndryshe, pasi trupi im ishte më i ngathët se ai i motrës time”, rrëfehet Serena Williams, fituese e 23 turneve Grand Slam në karrierë.

Më tej, Serena shprehet: “Gjithnjë i thosha vetes, ‘përse nuk jam Venus?’. Ajo ishte e lodhur me mua, pasi unë e kopjoja gjithnjë në stilin e lojës. Ndaj Venus më thoshte gjithnjë të krijoja stilin tim të lojës, madje më lutej. Ajo ishte për mua dritarja për të bërë më pas, në të ardhmen time, gjërat e mia dhe më të cilat do të përballesha një ditë”.

Në vazhdim Serena tregon se si ka filluar të pavarësohet nga Venus. “Më pas unë isha ndryshe nga ajo, madje kisha edhe një stil loje ndryshe. Motra më thoshte gjithnjë: ‘Të gjithë janë të ndryshëm, ti nuk je Venus dhe nuk do të jesh kurrë si ajo. Nuk do të jesh e gjatë dhe e dobët si Venus’. Ishte ajo periudha që kuptova se duhej të veproja ndryshe dhe nisa të ndihem mrië me veten time. Por për mua ajo periudhë, kur bëja gjithçka që bënte edhe Venus, që unë mora një leksion të madh në jetën time. Aty kuptova se mund të fitoja duke luajtur në mënyrën time”, u shpreh Serena Williams./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu