Sejdiu: Qëndrimi në Kosovë në këtë kohë është sfidë e madhe

0
67

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu thotë se qëndrimi në Kosovë në këtë kohë është sfidë e madhe. Ai gjatë emisionit Oxygen Show me Besim Dinën tha se shumë shpejt qytetarët e Kosovës, do të kenë mundësi që të lëvizin lirshëm, shkruan OxygenPress.info.

“Me nejt është bukur kohë e sfidave të mëdha, por është Kosova e jonë dhe Kosova nuk mund ti lëshohet askujt në dorë, është një sakfrificë e gjeneratave të shumta, sigurisht ka shumë njerëz që kanë dal, por e di se ata rrijnë me mall që të kthehen, në Kosovë. Do të jetë një kohë e zhvillimeve të reja, ne që e quajmë pjesë e tregut të lirë, është jo vetëm në ekonomi por edhe lëvizjes së lirë të qytetarëve. Unë besoj që jo larg, nuk them me ditë apo me muaj, sikur që kanë qenë disa prognoza që do të ketë liberalizim të vizave dhe se do të jemi pjesë e komunikimeve të gjalla. Por, ajo ditë do të vie”,tha Sejdiu.

Sipas Sejdiut, barra kryesore për studentët, janë studimet. Madje, siç tha ai, reformat të cilat janë përmendura në aspektin arsimor, janë vetëm në letra, sipas tij duhet punë më e madhe që reforma në realitet të ndodh.

Mes tjerash ai thotë, se studentët e Kosovës, në vendet tjera tregohen brilantë, ku sipas tij është brumi i tyre ekziston, vetëm duhet që të punohet më shumë në këtë aspekt./OxygPress.info