Ish-presidenti i Kosovës, “merakli” i pasulit

0
86

I ftuar në emisionin Oxygen Show, ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka shpalosur edhe shumë gjëra që për publikun nuk kanë qenë të ditura.

Ai ka folur edhe për ushqimet që i konsumon më së shumti. Duke përmendur kështu pasulin, që sipas tij është një simbolikë e mirë për shqiptarët, shkruan OxygenPress.info.

“Pasuli është një simbolikë e mirë tek shqiptarët, dhe natyrisht se dijnë me bo mirë gjithkun, në çdo qytet të Kosovës, në çdo fshat. Zakonisht kur kanë bërë shtëpi te reja shqiptarët, natën e parë apo drekën e parë, e kanë bërë me pasul. Pse?  Që të shtohet sikur pasuli çdo shtëpi. Prandaj është një gëzim i përhershëm për ata njerëz që dijnë ta ta mbajnë këtë traditë dhe dijnë ta bëjnë mirë sikur Lani”, tha ai.