Së shpejti helikopterë deri në QKUK

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka deklaruar, që së shpejti pritet të zbatohet projekti për trajtimin e infarktit në 2 orët e para.

Ai tha se ka mbështetje për këtë projekt, ndërsa KFOR-i besohet se do të jep mbështetjen e tyre në sigurimin e helikopterëve të cilët do të jenë në shërbim të trajtimit të qytetarëve kudo në Kosovë dhe brenda 2 orëve pacienti do të trajtohet.

“Kemi mbështetje në këtë projekt dmth pacienti ku do që të jetë mund të vij në 2 orët e para sepse janë të arta, kemi biseda edhe me KFOR-in që të na siguroj edhe helikopter për këtë projekt nëpër gjithë Kosovën që jetët e njerëzve të shpëtohen qysh në dy orët e para”, tha Sejdiu.

Ai tha se shpreson që do të ketë paga të dinjitetshme për mjekët dhe të ndërpritet greva e tyre pasi që ky ka qenë edhe premtim nga ana e vetë qeveritarëve.

Tashmë është edhe ligji i pagave në prag të votimit në Kuvend dhe shpresoj se ajo ka qenë arsyeja më e madhe që për shkak të pagave është mbajtur kjo grevë por ligji i pagave do ta ndërpres më pas këtë”, tha Sejdiu.

Megjithatë, Sjediu shpreson se së shpejti do të gjendet një zgjidhje dhe të përfundojë greva.