Kina ndërton urën më të gjatë 3D

0
164

Kjo urë tashmë është më e gjata. Në Shanghai është hapur ura nga betoni e bërë me teknologji 3D për shtypje. Është e punuar nga një  grup i ekspertëve të Universitetit të Arkitekturës,   Beijing në Pekin.

Është i gjatë 26,3 metra, i gjërë 3,6 metra dhe është i vendosur në Baoshan, ndërsa për tu shtypur janë përdorur teknika moderne të ndërtimit. Këtë urë e ka dizajnuar profesori Xu Ëeiguo. Si bazë ka pasur 44 komponente të betonit që janë bërë me teknologji 3D, ndërsa pjesët mbajtëse janë të ndara në 68 njësi.

Komponentët e betonit u shtypën duke përdorur dy duar robotikë dhe për përgatitjen e tyre u nevojiten 450 orë. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, krahasuar me procesin e konstruksionit konvencional, ata shpëtuan 33% nga paratë e parashikuara.

Para fillimit të shtypjes, ekspertët bënë një model më të vogël për të testuar këtë projekt. Qëllimi i testit ishte për të provuar se a mund ura të përballojë këmbësorët që kalojnë nëpër të dhe të cilat mbahen në të gjithë sipërfaqen. Në urë është instaluar një sistem monitorimi në kohë reale, i cili monitoron deformimet dhe zhvendosjet e mundshme.

Për dallim nga urat tradicionale, nuk është i futur beton i armuar.  Është i bërë nga material që nuk dëmtohet nga dielli dhe shiu, mjaftueshëm për të përmbushur standardet kombëtare të ndërtimit. Udhëheqësi i ekipit të arkitektëve shpjegoi se sipërfaqet e lakuara të urës mund të arrihen ekskluzivisht me teknologjinë e printimit 3D. Ura e parë prej betoni e bërë me teknologji 3D u hap në 2017 në Holandë./Metro/OxygenPress.info