“Samuel Paty, është Francarepublikane dhe humaniste që është sulmuar me qyqarllëk dhe mizori”

0
56

Pjesë nga fjalimi i Kryetarit të Asamblesë Kombëtare franceze, Richard Ferrand, në nderim të Samuel Paty.
[Samuel Paty] u vra sepse ai po zhvillonte shpirtin kritik të qytetarëve të ardhshëm në një Francë që respekton të gjitha bindjet, të gjitha besimet, ku shprehja është e lirë. Sepse te z. Samuel Paty, është Franca 🇫🇷 republikane dhe humaniste që është sulmuar me qyqarllëk dhe mizori. [Këta terroristë] kurrë nuk do ta heshtin zërin e lirisë. Ata kurrë nuk do të shuajnë dritat e dijes që përhapin frymën republikane dhe edukojnë qytetarët.
Sepse në Republikën tonë laike, ka diçka të shenjtë. Në këtë Kuvend ku u miratuan ligjet e Jules Ferry-it, unë them se jeta e një mësuesi është e shenjtë, liria për të përhapur njohurinë është e shenjtë. Në këtë Kuvend ku u miratua ligji i shtypit i vitit 1881, unë them se liria e shprehjes, liria e shtypit dhe liria e karikaturistëve është absolute. Në këtë Kuvend, ku u hartua konsensusi i madh që bëri ligjin e vitit 1905 mbi ndarjen e kishave dhe shtetit, unë them se modeli i sekularizmit francez, një kusht i gjithë lirisë, përbën një thesar kombëtar.