Rrëfimi i një gruaje, e cila u mashtrua dhe u dërgua në ISIS

Laura Passoni, në atë kohë jetonte  në Belgjikë. Bashkëshorti i saj e kishte braktisur atë. Aso kohe  ajo ishte në depresion të thellë. Konsiderente se zgjidhja e vetme do të ishte feja.

“Vendosa ta krijoj një profil tjetër në facebook që do të shfaqte imazh religjioz. Që do të më mundësonte komunikim me persona religjioz. Pas pak kohe një person rekrutor i ISIS-it  më dërgoj ftesë miqësie. Ai më tha që femrat mund të bëhen motra medicinale  dhe të ndihmojnë jetimët. Më tregoi që  femrat kanë status  të veçantë  dhe trajtohen me dinjitet. Dhe që femrat  mund t’i bashkangjiten ISIS-it  dhe të shijojnë parajsën. Më tha që mund të kisha një shtëpi luksoze  dhe kuaj dhe  që do të kem gjithçka që dëshiroja. Më premtoi që do  isha e pasur dhe do të kisha diamantë. Ai më shiti një ëndërr, që do të kisha gjithçka  që doja në Siri”, tregon Passoni.

Ashtu si ishte dakorduar me të, ajo nisi lundrimin me anije. Fillimisht kishin ndaluar në Turqi, e më pas në Adana dhe Gaizantep. Ajo tregon se në Gaizantep  ISIS-i  kishte kontrabandistë  që i ërguan në Siri. E vetmja gjë që  ajo donte aso kohe ishte të shkonte në Siri dhe të gjente vëllezërit dhe motrat” e reja të islamit.

Mes tjerash, ajo thotë se rekrutori e  mbushi me urrejtje  për prindërit e saj,  për shoqërinë  dhe gjithçka tjetër..

“Por, gjithçka që më thanë  ishin vetëm gënjeshtra. Femrat atje janë vetëm për të lind. Nuk mundemi  të dalim në qytet vetëm . Nuk mundemi të bëjmë pazar. Nuk kemi të holla. Nuk kemi asgjë. Nuk kemi asnjë të drejtë. Ishim të burgosura atje. ISIS-i nuk janë besimtarë të vërtetë. Ende besoj në Islam  por e di që ISIS-s  nuk kanë të bëjnë asgjë me Islamin. Islami nuk lejon vrasjen  e njerëzve të pafajshëm. Me të vërtetë  nuk janë Mysliman. Mos ju bashkangjitni. Mos bëni të njëjtin gabim si unë. Sepse e kam shkatërruar jetën time. E rrezikova  jetën e djalit tim të vogël. Shkaku im vuajti edhe familja”, e vazhdon rrëfimin ajo.

Passoni thotë se ISIS-i  ka për qëllim  të ju fus në grackë.

Në qershor të vitit 2014, Laura Passoni  dhe djali i saj katër vjeçar  shkuan në Siri  t’i bashkangjiten ISIS-it.

Në 2015, pas një tentimi  të dështuar,  ata u arratisën nga Siria. Ajo u kthye në Belgjikë shtatzanë.

Pasi u kthye në Belgjikë ajo humbi kujdestarinë e fëmijëve  për tre muaj. Ajo u ndjek penalisht  dhe më vonë u lirua me kusht. Bashkëshorti i saj luftëtar i ISIS-it  është i burgosur  dhe vuan dënim katër vjeçar. Laura e ka të ndaluar  të kontaktoj me bashkëshortin e saj.

“ISIS gënjen dhe nuk e tregon  të vërtetën e ngjarjeve në Siri. Ata nuk e respektojnë  fenë. Ata  janë të interesuar  vetëm për pushtet”, përfundon ajo.

Laura ligjëron  në Belgjikë  dhe i paralajmëron të tjerët  nga rreziku i manipulimit  nga ISIS-i./OxygenPress.info