Ribashkohen dy legjendat

0
42

Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares spanjolle, David Villa, ka vendosur të fillojë një aventurë të re. Pas shkëlqimit që e pati për disa vjet në Evropë, pastaj në SHBA, ai do ta sprovojë veten edhe në kontinentin aziatik, konkretisht te skuadra japoneze Vissel Kobe. Villa aty do ta gjejë ish-bashkëlojtarin e tij te Spanja dhe Barcelona, Andres Iniesta.

Transferimin në Japoni e ka konfirmuar vetë Villa. Përmes një videoje në rrjetet sociale, ai tregon punën e suksesshme të bërë te New York City FC, përpara se të merrte telefonatën që e detyroi atë të zhvendosej në Japoni. “Përshëndetje Japoni, përshëndetje Vissel Kobe”, thotë ai në klip, aty ku shfaqet teksa mban veshur fanellën e klubit nga “J-League”. Sulmuesi 36-vjeçar është i fundit nga yjet e futbollit që janë ende aktivë që kalon në futbollin japonez. Përveç Iniestas, ai do të luajë edhe me gjermanin Lukas Podolski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu