Ramosaj paralajmëron Hotin pasi i ndali punimet në rrugën afër Manastirit të Deçanit

0
63

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar drejt kryeministrit Avdullah Hoti për ndaljen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë gjatë ditës së shtunë.

Ramosaj mes tjerash thotë se ky është një nga paralajmërimet e fundit të tij për këtë temë, njofton Klan Kosova

“Kur pezullohen veprime është mirë të jepen zgjidhjet e duhura z. Kryeministër. Më vjen keq që juve po i bartni në këtë kohë problemet e krijuara tash e 20 vite. Boll është boll”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Kur pezullohen veprime është mirë të jipen zgjidhjet e duhura z. Kryeminister.

Më vjen keq që juve po i bartni në këtë kohë problemet e krijuara tash e 20 vite.

Boll është boll!

Shteti duhet ti zgjidh fatkeqësit , që i ka krijuar në Deçan.

Une po i zgjidh e jam i gatshëm ti zgjidh duke bër Rrugen.

Sot është paralajmrim vëtëm!