Trump drejt sanksioneve të reja kundër Iranit

0
43

Presidenti amerikan, Donald Trump reagoi ndaj moszgjatjes së embargos së armëve kundër Iranit nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara duke deklaruar se javën e ardhshme do të vendosin sanksione të reja ndaj këtij vendi.

Në një konferencë për median në Nju Xhersei, ku ai ndodhet për pushime, Trump bëri vlerësime lidhur me çështjen.

Lidhur me vendimin e marrë nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, presidenti amerikan tha se ”këtë e prisnim. Në reagim ndaj kësaj do të vendosim sanksione. Këto do t’i shihni javën e ardhshme”.

Trump tha se nuk mendon për momentin që të marrë pjesë në takimin me video-konferencë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin lidhur me këtë çështje.

Në një votim të kryer të premten, Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk pranoi propozimin e SHBA-së, që kërkonte zgjatjen e embargos së armëve kundër Iranit.