Qëndresa Sadriu, shqiptarja e parë deputete e Kantonit të Cyrihut

0
146

Qëndresa Sadriu e Partisë Socialdemokrate (PS) të rrethit Bülach në Kanton të Cyrihut,  është zgjedhur deputete në Parlamentin e Kantonin më të madh të Zvicrës, në atë të Cyrihut.  

Delegacioni i PS të rrethit Bülach në Parlamentin Kantonal të Cyrihut për katër vitet e ardhshme do të përfaqësohet nga dy deputetët e rizgjedhur kantonal Ruedi Lais dhe Michèle Dünk-Bättig, si dhe nga deputeja e sapozgjedhur kantonale, Qëndresa Sadriu.

Qëndresa Sadriu, me profesion asistente dentale, ka kohë që ka bërë emër si aktiviste shoqërore dhe politike. Ajo më herët është zgjedhur asambliste në qytetin e Opfikonit të Kantonit të Cyrihut dhe e cila ushtron funksionin e kryetares së Asamblesë në qytetin Opfikon.

Qëndresa si kandidate për deputete në parlamentin  e Kantonit Cyrih është zotuar dhe është e përkushtuar për temat vijuese:

  • Mundësi të barabarta për gratë, burrat, njerëzit me dhe pastrehë, zviceranë/e dhe të huajt, në arsim, në punë, në jetën private dhe rrefshin social;
  • Për një sistem të drejtë të kujdesit shëndetësor, që nuk është i orientuar drejt fitimit dhe bëhet i arritshëm për më shumë njerëz;
  • Për më shumë rrugë dhe më të sigurta për biçikleta;
  • Për më shumë pushime në rast sëmundjeje të rëndë të fëmijës dhe partnerit;
  • Për edukim dhe trajnim në trajtimin e qenve.

 

Me rastin e kandidimit, Qëndresa kishte thënë:

“Ne mund të themi dhe të vendosim se cilin drejtim duhet të marrë e ardhmja jonë. Për mua, ajo duhet të orientohet në një kah të drejtësisë shoqërore për të gjithë njerëzit në vend , dhe jo vetëm për disa”.