Prishtina – Ballkani, finalja e Digitalb Kupës së Kosovës

0
280

Prishtina dhe Ballkani do të luajnë në finalen e Digitalb Kupës së Kosovës, e cila është paraparë të zhvillohet më 29 korrik. Prishtina edhe në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në stadiumin “Bajram Aliu” e mundi Drenicën, me rezultat 3:2, duke kaluar me meritë në finale me rezultatin e përgjithshëm pas dy ndeshjeve, 6:2.
Golat për Prishtinën i realizuan Leonit Abazi (27’), Endrit Krasniqi (33’) dhe Leotrim Bekteshi (56’), derisa për drenicasit shënuan Muleci (66’) dhe Kerim (86’). Ndërkaq, Ballkani u kualifikua për herë të parë në finale të kësaj gare falë golit të shënuar si mysafir kundër Feronikelit, pasi edhe ndeshja e kthimit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas përfundoi pa fitues (1:1), teksa ndeshja e parë kishte përfunduar pa gola.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Mirlind Daku, në minutën e 27-të, derisa shifrat i barazoi Harmon Van Dave, në minutën e 65-të.