Prishtina arrin fitore të rëndësishme

0
100

Prishtina ka realizuar fitore tejet të vështirë në duel me Drenicën, me rezultat 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Bardhekaltrit kanë arritur ta thyejnë rezistencën e kuqezinjve të Skenderajt vetëm në minutën e katërt të lojës shtesë, kur Ahmed Januzi shënoi me gjuajtje me kokë pas harkimit të Tun Bardhokut.

Kjo fitore është shumë e rëndësishme për Prishtinën, e cila tashmë ka arritur në kuotën e 57 pikëve, duke e ndjekur hap pas hapi Dritën në garën për titull.