Prespa, destinacion që nuk duhet humbur sapo të kemi mundur koronavirusin

0
58

“Parku Kombëtar i Prespës është një destinacion që nuk duhet humbur sapo të kemi mundur të gjithë bashkë, koronavirusin”, u shpreh sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi

Ministri Klosi publikoi sot një reportazh të RTSH-së të titulluar “Magjia e fshehur e Prespës” ku flitet për bukurinë, magjinë, vlerat dhe cilësitë që ka ky liqen.

Këto vlera u prezantuan edhe në Konferencën Shkencore të mbajtur me rastin e 20-vjetorit të Parkut Kombëtar të Prespës, ku u analizuan të gjithë të rejat, problematikat, si dhe vizioni për të ardhmen e këtij parku me një bukuri të rrallë.

“Prespa siç nuk e keni njohur. Parku Kombëtar Ndërkufitar mes 3 shteteve, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë, që nuk duhet humbur si destinacion sapo të kemi mundur të gjithë bashkë, koronavirusin”, nënvizoi ministri Klosi.

“Qëndro në shtëpi sot të udhëtojmë nesër”, përfundoi ministri Klosi.