Presidenti dekoron Shaqir Hotin për kultivim të veglave frymore të traditës

0
76

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot me titullin “Mjeshtër i merituar”, artistin Shaqir Hoti.

Thaçi ka thënë se mjeshtri Shaqir Hoti ka kultivuar veglat frymore të trashëgimisë sonë popullore, veçanërisht okarinën, një prej instrumenteve më të lashta muzikore.

Shaqir Hoti është muzicient që tërë jetë ia dedikoi punimit e studimit të instrumenteve burimore, e në veçanti okarinës ilire./OxygenPress.info